Ballkani mposht Malishevën, ngjitët në vendin e dytë
Sport

Ballkani mposht Malishevën, ngjitët në vendin e dytë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ballkani e ka mposhtur në udhëtim Malishevën, me rezultat 2-3, në ndeshjen e mbetur të elitës së futbollit tonë.

Dueli mes Malishevës dhe kampionit në fuqi të Kosovës, ka dhënë një lojë mjaft të mirë dhe pesë gola të shënuara.

Skuadra e Malishevës furishëm e nisi këtë sfidë dhe qysh në minutën e parë përmes Agon Xhakës, kalojë në epërsi prej 1-0.

Megjithatë, skuadra nga Suhareka në finish të pjesës së parë me anë te Ermal Krasniqit (44’), barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesëlojën e dytë, skuadra mike u tregua më mirë duke realizuar edhe dy gola. Sërish në skenë del Krasniqi (57’), që realizoi golin e tij të dytë personal për epërsinë e Ballkanit në 1-2. Ndërkaq, Meriton Korenica (74’), shënoi golin e tretë për skuadrën e Ilir Dajës.

Krejt në fund të ndeshje Malisheva ngushtojë epërsinë në 2-3, me golin e Behar Maliqit (90+3’).

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitët në vendin e dytë me 15 pikë të tubuara, dy me pak se lideri i tabelës, Drita, kurse, Malisheva renditet e teta me shtatë pikë të grumbulluara. 


MË SHUME NGA Sport