Prishtina dhe Drita ndahen baraz në "Fadil Vokrri"
Sport

Prishtina dhe Drita ndahen baraz në "Fadil Vokrri"

Uran Krasniqi/RTKLive

Portat kanë mbetur të paprekura të mërkurën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. 

Prishtina pati disa raste me Kreshnik Ukën e Leotrim Kryeziun, kurse Drita me Marko Simonovskin e Blendi Baftiu, pro pa sukses.  

Pas kësaj ndeshje Drita vazhdon ta kryesojë tabelën me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Prishtina gjendet në vendin e dytë me dymbëdhjetë pikë. 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle