FSK-ja do të zbarkojë bashkë në misionet me ushtrinë britanike
Lajme

FSK-ja do të zbarkojë bashkë në misionet me ushtrinë britanike

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar është takuar me Ministrin e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.

"Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet tona për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit tonë të bashkëpunimit për vitet në vijim", ka shkruar Mehaj në Facebook.

 Ai ka bërë të ditur se në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake.

"Gjithashtu, gjatë takimit, Ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet në kuadër të përpjekjes për të ndihmuar Qeverinë  dhe popullin e Ukrainës si dhe ritheksoi qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë".

Sipas Mehajt, deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona.


MË SHUME NGA Lajme