Reagojnë "Plisat": Stadiumi është yni
Sport

Reagojnë "Plisat": Stadiumi është yni

Uran Krasniqi/RTKLive

Tifo-grupi "Plisat" ka thënë se nuk do të lejojnë që klubi i Prishtinës t`i zhvillojë ndeshjet në vende të tjera dhe jo në stadiumin "Fadil Vokrri". Kjo pasi për të kundërtën ka vendosur Federata e Futbollit e Kosovës.  

"STADIONI I PRISHTINËS ËSHTË I YNI! Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës - aty ku i përket e aty ku e ka vendin! Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet! Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!", ka shkruar ky tifo-grup. 


MË SHUME NGA Sport