Sportingu mposht Anwerpin në Mitrovicë
Sport

Sportingu mposht Anwerpin në Mitrovicë

Uran Krasniqi/RTKLive

Sportingu i Lisbonës do të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup. Kjo pasi ka fituar në kualifikimet e Grupit A.

Sportingu në finale ka mposhtur Anwerp-in e Belgjikës me shifrat 98:85.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese të këtij grupi janë zhvilluar në “Minatori” të Mitrovicës, me një atmosferë fantastike dhe organizim të jashtëzakonshëm.

Pjesë e grupeve të kësaj lige është edhe kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, që është shortuar me Hapoel Galil nga Izraeli dhe dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle