Superliga vjen sot me tri ndeshje interesante
Sport

Superliga vjen sot me tri ndeshje interesante

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite më tri ndeshjet e xhiros së nëntë.

Lideri i tabelës, Drita i bën ‘konak’ Drenicës, në një sfidë ku gjilanasit konsiderohen favorit të paktën në letër.

Nënkampionët e Kosovës pas barazimit me Prishtinën, ndaj drenicasve synojnë t’u kthehen fitoreve, edhe pse kuqezinjtë nga Skenderaj nuk udhëtojnë me flamur të bardh në Gjilan.

Përballje interesante parashikohet të sjell edhe ndeshja mes Llapi dhe Malishevës, derisa Dukagjini në shtëpinë e saj sfidon Ferizajn e Arbnor Morinës.

Superliga / Java e nëntë

Sot takohen:

Drita-Drenica

Dukagjini-Ferizaj

Llapi-Malisheva

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00 përveç ndeshjes Drita-Drenica që nis orën 15:00. 


MË SHUME NGA Sport