Henry kritikon VAR-in: Po e ‘vret’ futbollin
Sport

Henry kritikon VAR-in: Po e ‘vret’ futbollin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka kritikuar teknologjinë e re të futbollit, VAR-in.

Sipas tij, VAR po e ‘vret’ lojën e futbollit. Henry mendon se reagimi i VAR-it është i ngadalshëm.

“Ajo që më shqetëson për VAR-in është se nuk është i shpejtë. Në futboll gjithmonë jemi vonë dhe kemi ende shumë për të mësuar. Në futbollin amerikan, në ragbi apo tenis, vendimet janë të menjëhershme”, tha ai.

“Me VAR nuk e di nëse mund të kërcesh nga gëzimi kur shënon. Po ‘vret’ lojën”, theksoi Henry. 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle