PSG “blindon” Messin
Sport

PSG “blindon” Messin

RTSH

PSG është i vetëdijshëm që Barcelona e josh Lionel Messin, por nuk dëshiron të heqë dorë nga fituesi i 7 Topave të Artë, jo vetëm një nga lojtarët më të mirë në planet, por edhe një lider i vërtetë në dhomën e zhveshjes.

Kontrata e numrit 30 të francezëve skadon në vitin 2023, saktësisht në muajin qershor dhe frika është që katalanasit mund ta bindin të rikthehet në shtëpi, qoftë edhe me një pagë modeste pasi financat e Barcelonës janë ende shumë të limituara në këtë aspekt.

Për të evituar surprizat dhe për të zgjatur bashkëkëpunimin me sulmuesin, manjati nga Lindja e Mesme, Naser Al-Khelaifi, që ka mbuluar me ar edhe Mbappe e Neymar, i ka propozuar kontratë shtesë 1-vjeçare Messit ku i premton 30 milionë euro.

Pagë disi më e lartë se aktualja dhe që mund ta lëkundë argjentinasin, i cili ka deklaruar vetëm pak ditë më parë se është ambientuar mirë në Paris duke e harruar disi Barcelonën, edhe pse në krahun tjetër katalanasit janë shprehur të hapur për të përqafuar njeriun që i riktheu lavdinë klubit. 


MË SHUME NGA Sport