SHGSK-ja pjesëmarrëse në kongresin e 84-të të AIPS-as
Sport

SHGSK-ja pjesëmarrëse në kongresin e 84-të të AIPS-as

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, e prirë nga presidenti Edmond Thaçi dhe anëtari i Bordit Ejup Llumnica, do të marrin pjesë në punimet e Kongresit të 84-të, të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Botës (AIPS).

Ky kongres do të mbahet në Romë të Italisë, nga data 2-6 tetor 2022.

Në kongres, krahas Kuvendit të Punës, do të jetë edhe Kongres Zgjedhor, ku do të zgjidhen organet e reja në AIPS Evropë dhe AIPS Botë.

Kosova tashmë është e pranuar në AIPS-a nga viti 2016, andaj ka të ketë të drejtë vote për organet e reja udhëheqëse.

Delegacioni kosovar, gjatë punimeve të Kongresit në Romë, ka aranzhuar edhe shumë takime, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit me shumë shoqata të ndryshme evropiane dhe botërore, e që do të jenë në interes të komunitetit tonë. 


MË SHUME NGA Sport