15:45 / 01.10.2022
Celina gjen golin e parë në Turqi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka gjetur golin e parë në elitën e Turqisë.
Mesfushori i ‘Dardanëve’ ka shënuar golin e tij të parë me ekipin Kasimpasa.
Celina shënoi në minutën e 57’të për rezultatin 1-0 kundër skuadrës ku luan Valmir Veliu, Gaziantep.
Të Kasimpasa titullar po luan edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Florent Hadergjonaj.























