Covid-19 godet Bayern Munich
BKT
Sport

Covid-19 godet Bayern Munich

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Një lajm i keq vjen nga Bayern Munich pas fitores kundër Bayer Levekusen (4-0).

Sipas njoftimit nga klubi ‘bavarez’ dyshja Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

“Dy lojtarët dolën pozitivë me Coronavirus këtë të shtunë. Të dy janë pa simptoma dhe janë mirë. Kimmich dhe Muller janë në izolim”, thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Të dy do të mungojnë në ndeshjen e radhës të Champions League, të martën  përball skuadrës çekë  Plzenit.