Colo Colo, rrëzohet tribuna e Monumental, dhjetëra tifozë të lënduar
RTSH
Një ditë feste përfundoi me terror, por fatmirësisht pa viktima.
Videot dhe fotot që vijnë nga Kili janë të frikshme dhe tregojnë për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Estadio Monumental në Santiago de Chile gjatë një seance stërvitore të Colo Colo.
Mijëra tifozë ishin dyndur në tribuna për të mbështetur lojtarët e tyre, por 'David Arellano' u kthye në një kurth pas rënies së një strukture stadiumi që shkaktoi disa të plagosur.
Videot e xhiruara drejtpërdrejt nga tribuna nga disa spektatorë ndihmojnë në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes. Një strukturë reklamuese që shikonte pjesën e tribunës ku ishin të mbushura me qindra njerëz, nuk mundi të përballonte peshën dhe u shemb, duke bërë që fansat të bien.
Fatmirësisht, megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, mediat kiliane sigurojnë se nuk ka viktima: 'vetëm' rreth njëzet të plagosur, asnjë prej të cilëve nuk është në gjendje të rëndë.























