Xavi s`është në Milano me mision hakmarrje, e vlerëson Interin
Uran Krasniqi/RTKLive
Xavi ishte në skuadrën e Barcelonës si futbollist më 2010 kur u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Interi në gjysmëfinale. Por ai konsideron se tash nuk gjendet në mision hakmarrje.
Ndeshja Inter-Barcelona zhvillohet të martën dhe përket te Grupi C i Champions League.
"Nuk kam ndjenjën e hakmarrjes. Unë vij këtu si trajner këtë herë", ka thënë Xavi. "Inter është një ekip shumë i fortë. Ata kanë një sistem tjetër nga çdo gjë që kemi hasur deri tash. Ata luajnë me dy sulmues, diçka që nuk e shihni shumë në Spanjë. Ata janë një kundërshtar i vështirë. Pavarësisht nga rivali, ne e kemi të qartë se duam të dominojmë. Nuk është një ndeshje përfundimtare, por është shumë e rëndësishme për të ardhmen e grupit", ka thënë ish-futbollisti spanjoll tani trajner.























