Ndeshjet e UEFA-s do të mbajnë një minutë heshtje për viktimat në Indonezi
BKT
Sport

Ndeshjet e UEFA-s do të mbajnë një minutë heshtje për viktimat në Indonezi

Uran Krasniqi/RTKLive

Një minutë heshtje do të mbahet në ndeshjet e organizuara nga UEFA për viktimat në stadiumin Kanjuruhan në Indonezi.

125 persona vdiqën të shtunën në një përleshje në një ndeshje të Premier League (Liga 1) në Indonezi midis Arema FC dhe Persebaya Surabaya.

"Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, Ligës së Konferencës dhe play-off-it të Kupës së Botës për femra do të mbajnë një minutë heshtje", ka njoftuar shtëpia evropiane e futbollit.  

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur ngushëllimet e tij pas asaj që ai e quajti "një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll", duke e cilësuar incidentin tragjedi.