Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë në gjendje të mjerueshme|Video
BKT
Sport

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë në gjendje të mjerueshme|Video

Valjeta Shala/ RTK

Ka kohë që dyert e Stadiumit Olimpik të Mitrovicës qëndrojnë të mbyllura. Gjendja e këtij stadiumi nuk duket aspak e mirë. Disa herë u tentua të rinovohet, por pa sukses. Madje, tashmë kjo situatë ka prekur edhe banorët në këtë anë, të cilët thonë se po u vështirësohet lëvizja.

“Gjendja është katastrofë. Qe një kohë të gjatë nuk është punuar. Ja kanë nis një kohë por tash ka mbet kështu. E kanë bllokuar edhe rrugën. Rinovimi i tij sa më shpejtë është shumë i nevojshëm dhe i mirëseardhur për të rinjtë. Këtu as mund të zhvillosh aktivitete, as lojëra as asgjë”, thotë Xhevat Rushiti, banor.

 “Shkoi kohë e gjatë, nuk ndërmerr askush asgjë. Ne tash duhet rreth e rreth me u sjell për me dalë në rrugë kryesore. Nuk e di sa do me zgjat kjo. Brenda është i shkatërruar, ka qenë shumë i mirë”, thotë banori, Ismet Hyseni.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk kanë kthyer ende përgjigje për këtë temë, por në vizitën që ministri Hajrulla Çeku pati së fundmi në Mitrovicë, në takim me kreun e Komunës foli për projektet infrastrukturore që janë zvarritur, ku theksoi se prioritet për Ministrinë është edhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë.