22:51 / 04.10.2022
Barcelona mposhtet nga Inter në një ndeshje ku posedoi topin
Uran Krasniqi/RTKLive
Inter nuk ka lëshuar pe përballë Barcelonës në ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
Barcelona ka pasur posedim më të mirë të topit, por pa arritur që ta kapitalizojë atë në gola. Klubi nga qyteti i Milanos ka fituar me rezultat minimal 1-0.
Goli i Calhanoglu i realizuar në minutat shtesë të pjesës së parë e ka zgjidhur fatin e ndeshjes.
Pas kvsaj fitore Inter ngjitet në pozitën e dytë në Grupin C me gjashtë pikë, tri më pak se bayern Munich që kryeson grupin.























