23:07 / 04.10.2022
Napoli mposht Ajaxin me rezultat tenistik, Rrahmani ishte aty
Uran Krasniqi/RTKLive
Napoli ka realizuar fitore me rezultat tenistik në Amsterdam kundër Ajax.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-6 në favor të italianëve.
Vendasit realizuan herët përmes Kudus, por ata nuk arritën ta mbrojnë rezultatin.
Raspadori dy herë dhe Di Lorenzo, Zielinski, Kvaratskhelia dhe Simeone nga një herë ishin realizuesit e golave për klubin e qytetit të Napolit.
Pas kësaj fitore Napoli e udhëheqë Grupin A, ku pasohet nga Liverpool.
Gjatë tërë ndeshjes ka luajtur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.























