Boban: Sa shumë ka ndryshuar Prishtina, FFK po bën punë të madhe
BKT
Sport

Boban: Sa shumë ka ndryshuar Prishtina, FFK po bën punë të madhe

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Shefi i futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban, në konferencën për media, ka thënë se infrastruktura sportive në Kosovë qëndron më mirë se Kroacia.

Legjenda kroate e futbollit, tha se është i impresionuar sa shumë ka ndryshuar Prishtina në këto katër vjet.

“Jam shumë i impresionuar sa shumë ka ndryshuar Prishtina në këto katër vjet. Njerëzit këtu meritojnë të jetojnë më mire. Më duhet të ju uroj të gjithë juve për ndërtimin e kësaj infrastrukture të futbollit”, tha Boban.

Sipas tij, FFK është duke bërë punë të madh në zhvillimin e infrastrukturës sportive. Sipas Bobanit, Kosova ka futbollistë shumë të mirë.

“Nëse nisemi nga pika e infrastrukturës, jeni më mirë se Kroacia sepse ne nuk e kemi akademinë. Nuk është lehtë të krahasohet, por këtu federata është duke bërë një punë të madhe. Nga pikëpamja e futbollit, ju keni futbollistë shumë të mirë. Të gjithë e dinë se lojtarët tuaj janë shumë të mirë”, theksoi Boban.

Boban takon kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën

(E plotësuar) Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, vizitën e tij në Kosovë e ka vazhduar në Komunën e Prishtinës.

Legjenda e futbollit kroat, pas takimit me ministrin e sportit, Hajrullah Çeku, është takuar më të parin e Komunës së kryeqytetit tonë.

 

Boban në shoqëri të presidentit Agim Ademi është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Boban nis vizitën në Kosovë, takon ministrin Çeku

Legjenda kroate e futbollit, njëkohësisht zyrtar i UEFA-së, Zvonimir Boban ka filluar vizitën e tij në Kosovë.

Më ftesë të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, legjenda kroate e futbollit po viziton Kosovën.

Boban vizitën e parë në tokën dardane e ka nisur tek ministri i sportit, Hajrulla Çeku.

Ai më pas do të ketë takim edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa Boban do të takohet edhe me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.