Gianni Merlo për të pestën herë zgjidhet president i AIPS
BKT
Sport

Gianni Merlo për të pestën herë zgjidhet president i AIPS

Uran Krasniqi/RTKLive

Gianni Merlo është zgjedhur president i AIPS edhe për një mandat, të pestin me radhë.

Në mungesë të një kundërkandidati zgjedhja është bërë me aklamacion. Për italianin votuan përfaqësuesit e nëntëdhjetë e gjashtë shteteve, përfshirë edhe ata të Kosovës, Edmond Thaçi dhe Ejup Llumnica. Gjithashtu me aklamacion u zgjodhën edhe zëvendës presidenti Esat Yilmaer nga Turqia si dhe sekretari i Përgjithshëm i AIPS Jura Ozmec nga Kroacia.

Ndryshe AIPS vshtë Asociacioni Ndërkombëtar i Medias Sportive.