Salzburg fiton dhe barazohet me pikë me Milanin
BKT
Sport

Salzburg fiton dhe barazohet me pikë me Milanin

Uran Krasniqi/RTKLive

Salzburg ka dalur fitues në një ndeshje të luftuar nga të dy anët me Dinamo Zagrebin.

Takimi ishte i vlefshëm për fazën e grupeve të Chmapion League. Fatin e ndeshjes e ka zgjidhur goli i Okafor me 11-metërsh në minutën e 71-të.

Me këtë fitore austriaktët kanë arritur kuotën e pesë pikëve aq sa ka edhe Milan, që kryeson grupin. Ajo që është e habitshme në këtë grup është se Chelsea vazhdon të jetë në fund të grupit.