Barça thërret 100 mijë tifozë : Jeni lojtari i 12-të kundër Interit
BKT
Sport

Barça thërret 100 mijë tifozë : Jeni lojtari i 12-të kundër Interit

RTSH

Mungon një javë, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar.

Duke lënë mënjanë polemikat e arbitrave, Barcelona thërret të gjithë popullin katalanas në mbështetje pas humbjes kundër Interit:

"Të mërkurën e ardhshme - mesazhi i klubit i postuar në Twitter i plotësuar me fotot e Camp Nou të mbushur plot - ju do të jeni lojtari i dymbëdhjetë". Rikthimi kundër zikaltërve do të jetë kështu e para nga tre finalet e dobishme për të arritur në vijën e finishit të 1/16-tës së Champions League, për të cilën Xavi i indinjuar foli menjëherë pas fishkëllimës së fundit në San Siro.

E para, por potencialisht edhe e fundit, sepse një fitore tjetër e Interit do t'ua dorëzonte topin zikaltërve, duke zbritur spanjollët në Europa League. Por edhe një barazim do të ishte një rezultat negativ për djemtë e Xavit: në atë moment Interit do t'i duhej vetëm të mundte Plzen në ndeshjen e radhës për të garantuar kalimin e turit.

Me pak fjalë, për Barcelonën ka vetëm një rezultat të dobishëm dhe për të mos dështuar i bën thirrje edhe tifozëve të saj, që ta shndërrojnë Camp Nou në një ferr për Interin. Herën e fundit që e bëri kundër Interit, megjithatë, përfundoi keq.