12:07 / 06.10.2022
Guardiola: Haaland nuk ka klauzolë për të shkuar në Real Madrid
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë zërat se ylli i skuadrës së tij, Erling Haaland ka klauzolë lirimi për transferimin në Real Madrid.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk ka klauzolë lirimi për të shkuar në Real Madrid, e as për asnjë ekip tjetër”, tha Guardiola.
“E rëndësishme është së ai është përshtatur shumë mirë këtu. Ai është i lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, theksoi strategu spanjoll.























