Sampaoli zyrtarisht trajner i ri i Sevillës
BKT
Sport

Sampaoli zyrtarisht trajner i ri i Sevillës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Sevilla shumë shpejtë ka gjetur ‘timonierin’ e ri.

Jorge Sampaoli është emëruar trajner i ri i Sevillas. Klubi spanjoll përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me ish-trajnerin e Marseille.

Sampaoli ishte edhe më parë në drejtim të Sevillas. Bëhet fjalë për periudhën 2016/17, kur pas kësaj u inkuadrua te kombëtarja e Argjentinës.