Rashford ruan nderin e United nga Omonia
BKT
Sport

Rashford ruan nderin e United nga Omonia

Marcus Rashford është futur në lojë nga pankina për të ruajtur nderin e Manchester United ndaj Omanias në Qipro.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Europa League është mbyllur me fitoren e anglezëve me rezultat 3-2. 

Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë vendasit, kur ka realizuar Ansarifard. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Barazimi anglez ka ardhur në minutë e pesëdhjetë e tretë kur Rashford ka shënuar. Pastaj i njëjti futbollist ka asistuar për golin e Martial si dhe ka shënuar edhe një gol tjetër për rezultatin 3-1. 

Qipirotët vetëm e kanë zvogëluar epërsinë me golin e Panagiotou. 

Manchester United gjendet e dyta në grupin që e kryeson Real Sociedad.