22:41 / 06.10.2022
Trepça mposht Tiranën dhe fiton Superkupën Mbarëkombëtare
Uran Krasniqi/RTKLive
KB Trepça e ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare në Ligën Unike pasi kanë fituar kundër Tiranës.
Sonte në “Minatori” të Mitrovicës nga ora 20:00 është zhvilluar finalja e Superkupës Mbarëkombëtare.
Ndeshja mbaroi me rezultatin 52:92.
Andrew Gordon dhe Erjon Kastrati me nga 16 pikë, ishin më të mirët te Trepça.
Paraprakisht tiranasit u kualifikuan në finale direkt, pasi Teuta, kishte probleme shëndetësore me lojtarët, kurse mitrovicasit u kualifikuan, duke mundur në gjysmëfinale Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68.
Kjo ishte finalja e parë për këto dy skuadra në këtë garë. Edicionin e kaluar e kishte fituar Ylli.
Në këtë finale ishte i pranishëm edhe Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis.























