Distria e bronztë në Botëror, mposht izraeliten Primo
BKT
Sport

Distria e bronztë në Botëror, mposht izraeliten Primo

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Kosova ka siguruar një medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Tashken të Uzbekistanit.

Distria Krasniqi është fituese e medaljes së bronztë në këtë Botëror pasi mundi izraeliten Gefen Primo.

Distria ia doli me sukses të fitojë duelin me izraeliten Primo.  Xhudistja jonë në repezash dominoi luftën dhe me IPPON e mposhti rivalen.

Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime.

Edhe një medalje, edhe një sukses i madh për Kosovën.

Mposhtet Distria, ‘lufton’ për medalje të bronztë

(E plotësuar) Xhudistja Distria Krasniqi është mposhtur nga xhudistja e Britanisë së Madhe Chelsie Giles.

Xhudistja jonë është mundur në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që po mbahet në Uzbekistan.

Kampionja olimpike mposhtet pas vazhdimeve, pas një lufte 5 minuta e 19 sekonda.

Distria do të ‘luftojë’ në repesazh për medaljen e bronztë në këtë eveniment të madh të xhudos.

Garuesja jonë takohet me izraeliten Gefen Primo.

Finalet fillojnë në orën 14.00.

Distria ‘rrah’ edhe Bishrelt, prek gjysmëfinalen e Botërorit IVideo

(E plotësuar) Distria Krasniqi nuk ka të ndalur në Botërorin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Distria e ka ‘rrahur’ edhe xhudisten nga Monogolia, Khorloodoi Bishrelt, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij Botërori.

Kampionia olimpike mundi me waza-ari Bishrelt. Distria në gjysmëfinale, do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

S’ndalet Distria, kalon në çerekfinalen e Botërorit

(E plotësuar) Xhudistja Distria Krasniqi ka vazhduar me formën e mirë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Distria e ka mposhtur edhe italianen Giuffrida Odetta në raundin e tretë.

Xhudistja jonë mundi italianen me IPPON duke kaluar në çerekfinalen e këtij evenimenti të madh të xhudos.

Distria në rundin e radhës do të ballafaqohet me xhudisten nga Monogolia, Khorloodoi Bishrelt.

Distria e nis furishëm Botërorin, kalon në rundin e tretë

(E plotësuar) Distria Krasniqi e ka nisur furishëm Kampionatin Botëror të xhudos.

Xhudistja e Kosovës eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave në rundin e dytë duke kaluar në rundin e tretë.

Kampionia olimpike rundin e parë e kalojë pa luftë, derisa në të dytin ju deshën jo më shumë së 30 sekonda për të mposhtur Lin Hsuan Hsu.

Distria në rrethin e tretë do të ndeshet me italianen Giuffrida Odette.