Arsenali ende kërkon përforcime, Luiz e Danilo në listën e ‘Topçinjve’
BKT
Sport

Arsenali ende kërkon përforcime, Luiz e Danilo në listën e ‘Topçinjve’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Arsenali është duke menduar për të nënshkruar me një ose dy mesfushor qendror në afatin kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” po shijojnë një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit të Premier League, pasi aktualisht janë në krye të tabelës.

Megjithatë, sipas mediave britanike, trajneri Mikel Arteta ende kërkon përforcime të reja.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, dyshja braziliane e mesfushës Douglas Luiz (Aston Villa) dhe Danilo (Palmeiras), ende janë në listën e objektivave të Arsenalit.

Londinezët thuhet se qysh tash janë hedhur në sulm për të transferuar Luiz dhe Danilo-n në afatin e janarit.