12:37 / 07.10.2022
Superliga rikthehet me disa superduele
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Skuadrat elitare rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së dhjetë.
Kjo xhiro nis nesër pasdite, me dy superduele. Drita para tifozëve të tyre e pret Trepçën ’89, derisa në sfidën tjetër ballafaqohen Prishtina dhe Dukagjini.
Edhe e diela pasdite pritet të jetë joshëse për adhuruesit e futbollit kosovar.
Ballkani pas suksesit kundër Sivasspor-it në Ligën e Kampionëve, të dielën pasdite i bën ‘konak’ Malishevës.
Duel interesant do të zhvillohet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do të jetë nikoqir i Drenicës, derisa Ferizaj e pret Gjilanin.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00, përveç ndeshjes Prishtina-Dukagjini që nis në orën 20:00.























