13:12 / 07.10.2022
Goli i Thaqit ndaj Sivassporit, më i miri i javës në Ligën e Konferencës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Thaqi mbrëmë shënoi një super-gol në fitoren e madh të Ballkanit në udhëtim tek Sivasspor (3-4).
Kjo fitore, i dërgoi ata në vendin e parë në grup me katër pikë, aq sa kanë edhe tri ekipet e tjera të grupit.
Thaqi shënoi nga distanca një gol të bukur, e që nga Liga e Konferencës është zgjedhur si më i miri i javës.























