Abraham rikthehet në Londër, jo te Chelsea?
BKT
Sport

Abraham rikthehet në Londër, jo te Chelsea?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Tammy Abraham e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga AS Roma në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi anglez, dikur ish-lojtar i Chelseas, është i lidhur me një rikthim në Londër, por kësaj radhe tek Arsenali.

“Fokusi im është të bëj pikërisht atë që bëra këtu sezonin e kaluar”, tha Abraham për “OJB Sport”.

“Jam i lumtur në Romë, skuadra është e mirë, gjithashtu trajneri, qyteti dhe tifozët”.

“Vetëm Zoti e di atë”, theksoi Abraham.

Chelsea ka një klauzolë kthimi në marrëveshjen e Abrahamit.