Trajneri i Dritës para sfidës me Trepçën ’89: Duam trepikëshin
BKT
Sport

Trajneri i Dritës para sfidës me Trepçën ’89: Duam trepikëshin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trepça ’89 është kundërshtari i radhës i Dritës së Gjilanit.

Nënkampionët në fuqi të Kosovës dhe ‘minatorët’ do të përballen nesër pasdite në Gjilan, në kuadër të javës së dhjetë të elitës së futbollit tonë.

Trajneri i ‘bardhekaltërve’ të Gjilanit, një ditë para duelit me mitrovicasit, ka thënë se të përzgjedhurit e tij, në duel me Trepçën ’89, duhet të hyn me përgjegjësi dhe të shfrytëzoj potencialin që ka.

“Kemi mësuar shumë nga ndeshja e kaluar, sepse gjithmonë Trepça 89’ ka pasur futbollistë cilësorë dhe ka treguar lojë të bukur. Pa diskutim që të gjitha energjitë dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme. Kemi marrë të gjitha masat për të mbyll pikat e tyre të forta dhe për të shfrytëzuar potencialin tonë. Me shumë syçelësi dhe përgjegjësi do të futemi në ndeshje që nga minuta e parë, duke kërkuar lojë të bukur nga futbollistët për të shkuar te trepikëshi, i cili është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Nuhiu.