19:56 / 07.10.2022
Ukraina mposht Kosovën në futsal
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova ka vazhduar serinë e humbjeve të futsalit në kualifikueset e ndeshjeve për Botërorin 2024.
Ndeshja e zhvilluar sonte ka përfunduar me rezultatin 3:1.
Kosovarët shënuan të parët me Fejza Kastrati, por kjo nuk ka mjaftuar. Ukrainasit jo vetëm që kanë barazuar me Ihor Cherniavskyi, por edhe kanë realizuar dy gola të tjerë, fillimisht Ihor Korsun e pastaj edhe Andrii Melnyk.
Humbja e para disa ditësh e Kosovës ishte nga Holanda.
Ndeshja e radhës zhvillohet pikërisht ndaj Ukrainës me 8 nëntor, por këtë herë në Prishtinë.























