Pioli flet për ndeshjen me Juven, thotë se ka vlerë më të madhe se tri pikë
BKT
Sport

Pioli flet për ndeshjen me Juven, thotë se ka vlerë më të madhe se tri pikë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, konsideron se ndeshja me Juventusin ka vlerë më të madhe se sa tri pikë. 

"Ne tash përballemi kundër Juventusit në “San Siro”. Ndeshja kundër bardhezinjve ka një peshë të madhe. Ata janë në garë dhe duan me patjetër titullin ashtu si ne”, ka thënë Pioli. 

Milan dhe Juventus do të zhvillojnë derbin e javës në Serie A.

Aktualisht Milan gjendet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Juventusi në pozitën e shtatë. 

Ndeshjet e fundit dy skuadrat i patën në Champions League, ku Juventus fitoi ndaj Maccabi Haifa, kurse Milan u mposht nga Chelsea.