Arteta nuk preferon krahasimin e Salibas me Virgil van Dijk
BKT
Sport

Arteta nuk preferon krahasimin e Salibas me Virgil van Dijk

Uran Krasniqi/RTKLive

William Saliba ka gjetur veten te Arsenal sa që paraqitjet e mira kanë bërë ta krahasojnë atë me mborjtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Por trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se futbollisti duhet të jetë vetvetja.

"Ai është Saliba. Ai nuk është askush tjetër dhe ai duhet të bëjë karrierën e tij", ka thënë trajneri. 

Saliba këtë sezon ka qenë pjesë e një Arsenali që gjithashtu ka treguar performansë të mirë edhe si skuadër, ku pas tetë xhirove kryeson Premier Leaguen. 

Francezi është kthyer në Angli pas huazimeve në Saint-Etienne, Nice dhe Marseille.