Drita fiton dhe ruan kryesimin në tabelë
BKT
Sport

Drita fiton dhe ruan kryesimin në tabelë

Uran Krasniqi/RTKLive

Drita vazhdon kryesimin në Albi Mall Superligë me njëzet e katër pikë pas xhirove. Klubi nga Gjilani sot ka mposhtur Trepçën ’89.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1.

Jashari, Krasniqi dhe Tahiri kanë realizuar për Dritën, derisa golin e vetëm për mitrovicasit e ka realizuar Muja. 

VAR ka anuluar një gol për Trepçën ’89. 

Trepça ’89 në tabelë është në vendin e gjashtë me nëntë pikë.

Sonte gjithashtu Prishtina ndeshet me Dukagjinin.