19:58 / 08.10.2022
Derbi Milan-Juventus fitohet nga "kuq e zinjtë"
Uran Krasniqi/RTKLive
Milan ka fituar tre pikë kundër Juventusit me një fitore 2-0.
Tomori dhe Diaz kanë realizuar për fitoren skuadrës së Stefano Piolit.
Juventus ka pasur raste përmes Cuadrado dhe Milik, por pa sukses.
Pas kësaj fitore Milan gjendet në pozitën e pestë në tabelë, derisa Juvntus është në vendin e katërmbëdhjetë.
Që të dy skudrat javën që vjen i presin ndeshje në Champions League. Milan e ka më të vështirë pasi ndeshet me Chelsean, kurse Juventus shkon në Izrael për t'u ndeshur me Maccabi Haifa.























