20:34 / 08.10.2022
Bayern Munich s`del si fitues nga Dortmund
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund nuk ka lejuar që Bayern Munich të dalë nga qyteti i Dortmundit si fitues. Derbi i Bundesligës ka përfunduar me barazim 2-2.
Bayern ka kaluar në epërsi me Goretzka dhe e ka rritur avantazhin me Sane, duke krijuar një përshtypje sikur ndeshja mund të fitohej, por "milionerët" kanë përmbysur ndeshjen.
Fillimisht Moukoko e ka zvogëluar epërsinë e pastaj golin e barazimit e ka shënuar Modeste.
Nga fundi i ndeshjes bavarezët kanë mbetur me dhjetë lojtarë pasi Kingsley Coman u përjashtua me të kuq në minutën e 90-të.
Pas kësaj ndeshje bayern gjendet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Dortmund me një ndeshje më pak është në vendin e nëntë.























