Kosova në grup me Zvicrën në kualifikimet e Evropianit 2024
BKT
Sport

Kosova në grup me Zvicrën në kualifikimet e Evropianit 2024

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova do të ndeshet me Zvicrën ku luajnë edhe shqiptarët për eliminatoret e Euro 2024.

Në Frankfurt të Gjermanisë të dielën është hedhur shorti i grupeve. 

Kosova do të luajë në Grupin I, ku janë Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andora.

Kosova ka arritur t'i shmangë grupet e vështira. 

Në kualifikimet për Euro 2024 janë 10 grupe: shtatë prej të cilave me pesë skuadra (Grupet A–G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H–J). Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm. Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final, derisa tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në ‘play-off’ në mars të vitit 2024.