Reja: Polonia e fortë, ne luajmë për vendin e dytë me Çekinë
BKT
Sport

Reja: Polonia e fortë, ne luajmë për vendin e dytë me Çekinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka thënë se Polonia është e fortë, por Shqipëria ddo të garojë me Çekinë për vendin e dytë. 

Ai ka komentuar grupin për Euro 2024 ku Shqipëria luan së bashku me Poloninë, Republikën çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë", ka thënë Reja. "Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit”.

Ndërsa kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur se kualifikimi për në fazën finale është një objektiv real, por theksoi se skuadra duhet ta tregojë në fushë veten pasi nëse e merr lehtë mund të dështojë. "Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë", ka thënë ai.