15:02 / 09.10.2022
Ballkani mposht Malishevën
Uran Krasniqi/RTKLive
Ballkani nuk ka lejuar befasi në ballafaqim me Malishevën. Suharekasit kanë realizuar fitore. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 2-1.
Ermal Krasniqi dhe Qëndrim Zyba kanë realizuar për kampionin, teksa për Malishevën golin e vetëm e ka shënuar Agon Xhaka.
Pas kësaj fitore Ballkani gjendet në pozitën e dytë me njëzet e një pikë, kurse Malisheva është në vendin e nëntë. Tabelën e kryeson Drita e Gjilanit.























