Ferizaji dhe Gjilani ndahen baraz
BKT
Sport

Ferizaji dhe Gjilani ndahen baraz

Uran Krasniqi/RTKLive

Ferizaji dhe Gjilani kanë luajtur baraz në ndeshjen e sotme të vlefshme për Superligën e Kosovës.

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1. 

Ferizajsit kanë krijuar avantazh me golin e kroatit Panadic.Pas kësaj nikoqirët patën edhe raste të tjera, por pa finalizim.  

Gjilani ka barazuar me Arbnor Ramadanin në minutën e fundit të ndeshjes. 

Gjilani gjendet në pozitën e tretë me 15 pikë, kurse Ferizaj është në vendin e fundit me vetëm tetë pikë.