15:22 / 09.10.2022
Llapi fiton ndaj Drenicës
Uran Krasniqi/RTKLive
Llapi ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 3:2 në ndeshjen e sotme të vlefshme për Superligën e Kosovës.
Gerhard Progni, Francisco Rivera dhe Trimror Selimi kanë shënuar golat për llapjanët.
Zenel Gavazaj dhe Agim Zeka kanë realizuar për Drenicën.
Në tabelën që e kryeson Drita, Llapi gjendet në vendin e pestë, kurse Drenica në të gjashtin.























