Arsenal mposht edhe Liverpoolin
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenal e ka konfirmuar formën e mirë nëpër të cilën po kalon edhe kundër Liverpoolit. Në një ndeshje të luftuar cep më cep fushës "topgjinjtë" ia kanë dalë të jenë fitues në fund. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-2.
Arsenal tri herë ka kaluar në epërsi, por e ka ruajtur atë vetëm pasi ka realizuar herën e tretë. Dy herë "Reds" kanë barazuar.
Martinelli ka realizuar për skuadrën e Artetas qysh në minutë e parë, por gëzimi nuk ka zgjatur shumë, pasi Liverpool është kthyer në lojë me golin e Nunez.
Pastaj Saka ka realizuar sërish për Arsenalin, duke bërë që pjesëloja e parë të mbyllej me avantazhin e klubit të Arsenalit.
Me t'u kthyer nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh Liverpool ka barazuar rezultatin me golin e Firmino.
Ka qenë Saka ai i cili e ka vulosur fitoren e Arsenalit pas një penalltie të realizuar meqë paraprakisht Jesus ishte penguar.
Arsenal po kryeson tabelën e Premier League me njëzet e katër pikë.























