Peja fiton derbin ndaj Trepçës
BKT
Sport

Peja fiton derbin ndaj Trepçës

Uran Krasniqi/RTKLive

Derbi i xhiros së pestë të Prince Caffe Superligës mes Pejës dhe Trepçës u ka takuar pejanëve. 

Peja ka shënuar fitore me rezultat 83:72 (18:19, 21:23, 22:17, 22:13).

Te Peja u dalluan Brad Waldow me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Rodney Purvis me 23 pikë e katër kërcime, kurse te Trepça u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e katër asistime.

Kjo ishte fitorja e pestë e Pejës nga pesë ndeshje, kurse mitrovicasit pësuan humbjen e parë në elitë pas tri humbjeve.