I ‘rilinduri’ tek Clube Brugge në shënjestër të gjigantit anglez
BKT
Sport

I ‘rilinduri’ tek Clube Brugge në shënjestër të gjigantit anglez

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Arsenali është duke e monitoruar sulmuesin e Club Brugge, Ferran Jutgla.

Spanjolli gjatë verës që lamë prapa, u shit nga Barcelona për tek klubi belg.

Jutgla tek Club Brugge ka ‘rilindur’, dhe tashmë ai është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Arsenalin.

Ai është duke treguar formë të lartë këtë sezon të garave me skuadrën belge.

Sipas medieve britanike, tashmë ‘Topçinjtë’ janë futur seriozisht në garë për Jutglas.

Krerët e Arsenalit janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.

Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga Atletico Madrid.

Jutglas përveç Barcelonës, karrierë ka bërë edhe tek Espanyoli, por duket se e ardhmja e spanjollit do të jetë në ‘Emirates Stadium’.