Nedved lavdëron Leao-n: Juve ka lojtarë që mund të bëhen si ai
BKT
Sport

Nedved lavdëron Leao-n: Juve ka lojtarë që mund të bëhen si ai

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Drejtor i Juventusit, Pavel Nedved, ka thurur elozhe për sulmuesin e AC Milanit, Leao-n.

“Rossonerët’ fundjavën që lamë prapa, mundën Juven (2-0), në ‘San Siro’ në kuadër të elitës së futbollit italian.

Nedved thotë se sulmuesi portugez i Milanit është njeriu kryesor më meritor që Milani fitojë titullin e kampionit.

Ish-ylli i torinezëve, mendon se Juve ka lojtarë që mund të bëhen si Leao.

“Leao është vendimtar, e pamë vitin e kaluar, një pjesë e Scudettos i përket atij”, tha ai.

“Ne kemi lojtarë që mund të bëhen si ai, ata janë në rrugën e duhur. Vlahovic për shembull është ai lloj lojtari, gjithashtu Kean, janë të fortë, por duhet pritur”, theksoi Nedved.