09:59 / 10.10.2022
Sacchi çon në qiell Pioli-n: Scudetto ishte një kryevepër
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi, duke folur për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka lavdëruar trajnerin aktual të ‘Rossonerëve’ Stefano Pioli-n.
Sipas Sacchit, Pioli po bën punë të madh tek kampionët në fuqi të Italisë. Sacchi thotë se tekniku aktual i Milanit, është një zotëri.
“Stefano me të vërtetë është një zotëri. Ai është një strateg”, tha Sacchi.
“Scudetto ishte një kryevepër. Këtë e bëri me lojtarë pak të njohur”, theksoi legjenda italiane e futbollit.























