PSG në sulm për pasuesin e Messit, Aubameyang në listën e parisienëve
BKT
Sport

PSG në sulm për pasuesin e Messit, Aubameyang në listën e parisienëve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

PSG duket se tashmë është pajtuar me largimin e Lionel Messit verën që vjen.

Argjentinasi më shumë gjasë sërish do të vesh fanellën e Barcelonës.

Krerët e PSG-së siç raportojnë mediat franceze, janë hedhur në sulm për pasuesin e Messit.

Sulmuesi i Chelseas, Pierre-Emerick Aubameyang është në listën e skuadrës parisiene.

Ylli nga Gaboni gjatë verës që lamë prapa, i është bashkuar Chelseas nga Barcelona.

Por, në fund të këtij sezoni, gabonezi mund të bëhet më klub të ri.

PSG është duke e monitoruar Aubameyang-un, madje thuhet se tashmë sulmuesi ka nisur bisedimet me gjigantin francez.