12:50 / 10.10.2022
Chelsea dhe City favorit për të transferuar supertalentin e Dortmundit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Talenti i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham është më i kërkuari nga top-klubet evropiane.
‘Milionerët’ e Gjermanisë duket se do kenë shumë vështirë të mbajnë në skuadër 19 vjeçarin pas përfundimit të këtij sezoni.
Chelsea dhe Manchester City sipas mediave britanike, janë dy skuadrat favorite për të transferuar yllin e Dortmundit.
Bellingham me skuadrën gjermane, ka kontratë deri në vitin 2025, por siç raportohet, lojtari verën që vjen do të bëhet me skuadër të re.
Premier League duket se është destinacioni më i mundshëm i Bellingham. Chelsea dhe City pritet të bëjnë garë të ashpër për lojtarin e Dortmundit.
Ndryshe, Bellingham po monitorohet edhe nga klubet tjera përfshirë edhe Manchester Unitedin e Real Madridin.























