PSG në ankth, Messi nuk luan ndaj Benficas
BKT
Sport

PSG në ankth, Messi nuk luan ndaj Benficas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Një lajm i keq vjen për tifozët e PSG-së.

Ylli i parisienëve, Lionel Messi sipas mediave franceze, nuk do të luajë kundër Benficas.

PSG dhe Benfica do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Parkun e Princave’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Le Parisien” raporton se Messi nuk është stërvitur sot në mëngjes, dhe me shumë gjasa argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm për duelin me portugezët e Benficas.

Messi për shkak të lëndimit, nuk luajti as të shtunën që lamë prapa kundër Reims.